Raport pune nga mbledhja e Egjiptianëve Kosovarë të Diasporës
të mbajtur me 8 Janar 2011 në Allensbach - Gjermani

 

Me daten 08.01.2011 në Allensbach u mbajt takimi i lajmruar i Egjiptianëve Kosovarë ku morën pjesë:

 

Nga Shoqata e Egjiptianëve te Kosovës "Kleopatra" në Konstanz :

Milazim Alijaj, Kryetar
Ekrem Abazi, Nënkryetar 
Jahir Zumberaj, Sekretar 
Skender Imeri, antar i Kryesisë 
Ramadan Iseni, antar i Kryesisë


Nga Lidhja e Egjiptianëve te Kosovës (LEK ) në Zvicer:

Bajram Imeri, Kryetar
Isuf Sadiku
Sami Radi
Qelë Kika
Qelë Neziri, Koordinator i Forumit Egjiptian të Kosovës për Diasporë
Tafil Regjepi
Daut Luboja
Vllaznim Saku
Gjemajl Kerella


Shoqata Egjyptianëve të Kosovës në Albstadt Ebingen

Murtez Krasniqi, Kryetar
Gjevdet Gavrani, Sekretar


Përfaqsuesi i IRDK- ës për Gjermani

Ramiz Zizaku

Mbledhjen e hapi zt. Milazim Alijaj, kryetari i Sh.E. Kleopatra, që si nikoqir i përshendeti dhe iu uroj mirëseardhje te pranishmëve .

Kryesus për udhëheqjen e kësaj mbledhje u zgjodhën:
Qelë Neziraj dhe Milazim Alijaj, ndërsa procesmbajtës Vllaznim Saku, të cilët propozuan këtë

REND DITE

1. Informim nga mbajtja e Kongresit te dytë të UBE-së

2. Pregaditja për regjistrim zyrtar të Komunitetit tonë që do të mbahet në Kosovë në Prill 2011

3. Propozim për përcaktimin e ditës kombëtare të Egjyptianëve te Kosovës

4. Të ndryshme

Rendi i ditës u aprovua njëzërit



Add .1 .- zt. Vllaznim Saku referoi për mbajtjen dhe rrjedhjen e këtij Kongresi si dhe obligimet dhe detyrat të marrura në këtë kongres detalisht, ku të gjithë të pranishmit e falenderojn për kontributin dhe angazhim direkt në këtë Kongres, dhe njëzërit u vendos:
që të bashkëpunojmë me UBE, duke u bazuar ne pozitën dhe resurset e UBE-së.

Add.2.- Te gjithë të pranishmit kanë diskutuar për këtë pikë me një interesim të madhë,në mënyrë që të mose deshtojm edhe kesaj here, sepse është moment historik per popullin tonë, dhe dhanë mendimin e vetë ku u vendos që të formohet grupi punues në diasporë.
Koordinimin e punës në mes të Forumit të Egjiptianëve të Kosovës (FEK-ut) si pergjegjës kryesor, dhe të Diaspores në lidhje me regjistrim do ta koordinoi zt. Qelë Neziri.

Add.3.- Te gjithë të Pranishmit e dhanë mendimin e tyre pervec dy apstenimeve, ku u vendos që edhe ne si të gjitha komunitetet tjera në Kosovë të fillojm konsultimin rrethë përcaktimit të ditës sonë kombtare.
Propozimet tona do t´iu dergohen Kryesisë së FEK-ut në Kosovë përmes postës elektronike.

Add.4.- Propozimi i Kryetarit të FEK-ut, zt. Imer Alijaj, drejtuar koordinatorit të FEK-ut për Diasporë zt. Qel Neziraj,
për organizim të një tubimi të përbashkët në mes të Diasporës dhe Kosovës, në të cilin do të cfaqet materiali nga programi Alxhazira nën pranin e insuticioneve shtetrore të Kosovës dhe të ndërkombtarëve, njëzërit u aprovua që të mbahet gjatë fillimit të muajit Mars/2011 në Kosovë.
Ky tubim do të shfrytëzohet edhe për koordinimin e punës rreth regjistrimit të popullsisë.
Nikoqir i këtij tubimi do të jetë FEK-u në Kosovë, ndërsa financimi do të bëhet nga Diaspora.

Add.4.a.- Që të organizohet një koncert i përbashket i komunitetit tonë Zvicer-Gjermani me qëllim të senzibilizimit të popullates sonë për regjistrim.

Add.4.b.- Zt. Ramiz Zizaku, vullnetarisht merr iniciativë për fillimin e bisedave me palën Ashkali në Diasporë për cështjen e regjistrimit.