Përçaj e sundo
A- Hashkalit me përardhje nga Persia,
nga Ashkalloni, apo nga Italia !!!?
Injoranca juris nocet - nga gjuha latine d.m.th.
padituria i dëmton ligjet.
Por, padituria e dëmton edhe kombin.
Ndarja dhe përçarja momentale e popullit tonë është
prodhim i politikës kohore. Kjo ndarje shkon në favor të çdo
regjimi. Për atë arsye e ndihmojnë dhe e popullarizojnë,
që sa ma shumë të na ndajnë dhe coptojnë me qëllim
që sa ma lehtë të na sundojnë.
Pra, në mesin e popullatës sonë
u gjetën njerëz injorant të cilët duke i shërbye politikës
ditore punuan në dëm të çështjes kombëtare.
Për interesa personale, se kinse " ashtu e këkon koha momentale",
ata manipuluan me identitetin tonë kombëtar egjiptian, duke pranuar
dhe popullarizuar emërtimin lokal - hashkali - të etiketuar nga të
tjerët.
Duke mos menduar për pasojat e këtij komuniteti, këta injorantë
termin hashkali të përdorur nga romët për një pjesë
të popullatës sonë egjiptiane e përkrahën, dhe popullin
e ndanë dhe e përçanë.
Shtohet pyetja: për t´iu përshtaur politikës ditore( kinse
për ta shpëtuar popullin), pse romët nuk e ndërruan identitein
kombëtar në emërtime lokale të tyre : burgugjij, gurbet,
çergarë etj. ???
Është për tu çuditur dhe qesharake se përfaqsuesit
e A-Hashkalive janë në kundërshtim në mes vete në lidhje
me përardhjen e tyre.
1 - Përfaqsuesit i hashkalive , Sabit Rrahmani
dhe Berat Qerimi, përardhjen e tyre e lidhë me Persinë duke mos
ditur se dalin grup i romëve.
Këtë e dokumenton argumenti shkencor i Dr. Rajko Gjuriq (romë)
në librin e tij " Seoba roma ", i cili shkruan :
" Oficeri i lartë ushtarak i Afganistanit - Mahmut Gazni në
vitin 1050 e sulmoi Pengjabin e Indisë e bëri tym e flakë dhe
e morri nën sundimin e vetë. Me këtë rastë një
pjesë e madhe e popullit romë të këtij vendi u largua dhe
shkoi në Persi. Kështu që, pas 200-300 viteve një pjesë
e kësaj popullate u largua nga Persia dhe u nda në drejtime të
ndryshme të botës. Një drejtim i tyre paraqitet në viset
ballkanike në shek. XIV ( viti 1348 ), ku kjo mirret si datë historike
e përardhjes së romëve në viset ballkanike ".
Sipas kësaj që u tha më lartë nuk është për
t´ u çuditur nga publicisti i njohur shqiptarë Veton Suroi
dhe masa e gjërë e popullit shqiptarë, që hashkalit i radhisin
si grup i romëve.
2 - Përfaqsuesi tjetër nga Novi Sadi,
Abedin Toplica, pohon se ashkalit janë me përardhje nga Italia.
Ai në gazetën " Politika " shkroi : derisa ashkalit ishin
në Mal të Zi, andej detit me knaqësi e shiqonin shtetin amë
të tyre, duke thënë: " hajde të shkojmë në
Itali se jemi Hashkali ".
Bindjen e tij se ashkalit e kanë përardhjen nga Italia, ma së
miri e dokumenton libreza e antrsisë së tyre :
3 - Disa të tjerë përardhejn e tyre e lidhin me
vedin Ashkallon në Izrael. Lidhur me këtë mendim, prof.dr. Mirko
Vishniq, egiptolog, thotë se nëse Hashkalit e kanë përardhjen
nge Ashkalloni i Izraelit, atëher ata dalin grup i ebrejëve ( jahudive
), me ç´rast këta përfaqsues injorantë befasohen
në atë moment.
4 - Duke u nisur nga ajo se emri hashkali ishte
i njoftur vetem ne rrafshin e Kosovës dhe se me këtë emër
na quajtën vetëm Romët, atëher është më se
e nevojshme që këtë emër lokal hashkali ta kërkojmë
në fjalorin e gjuhës rome ose të kërkojmë spjegim nga
intelektualët romë.
Intelektuali romë Luan Koka gjatë një interviste emrin hashkali
e spjegoi duke e lidhur me emrin kali nga gjuha rome
që domethan - i zi.
Nëse analizojm këtë spjegim, vërtetojmë se:
- në Kosovë shumica e popullit tonë kanë bajtë kapuqin
e bardhë ( ku shumica deklaroheshin shqiptarë ), kështu që
një pjesë e romëve të rrafshit të Kosovës nga
gjelozia që këta zeshkana paraqiten si shqiptarë (edhe pse në
përgjithësi ishin zeshkana), në gjuhën rome i quajtën
kali - të zi ( o ju të zi - edhe ju jeni romë sikur ne
, pse mbaheni si shqiptarë ), e dikur ia shtuan parashtesën
hash - kali, sikures tek ne egjiptianët që njifemi me emrin egjyp
e më vonë magjyp.
Lexues të
nderuar,
kjo ishte një analizë dhe spjegim i shurtër mbi emërtimin
lokal " Hashkali " e bazuar në bazë të disa burimeve
të lartpërmendura. Ky është problemi kryesor me të
cilin balafaqohet popullata jonë egjiptiane, e që duhet menjanuar.
Publikimi
i këtyre të dhënave nuk është për konflikt dhe
urrejtje në mes nesh, por besojmë se është një material
informues për të cilin opinioni ynë ka nevojë që të
orientohet dhe përcaktohet në rrugën e vërtetë të
etnogjenezës sonë, të trasuar nga disa entologë Mr. Rubin
Zemon, prof. dr. Miodrag Kalendar Haxhiristiq, dr. Elena Marushjakova, dr. Veselin
Popov etj., arkeolog i njohur dr. Pasko Kuzman nga Ohri, Rade Bozhoviq - prof.
dr. në Fakulltetin Filologjik dhe dr. Skender Rizaj- historian.
Kontribut të madhë rreth etnogjenezës egjiptiane dha edhe linguisti
nga Shqipëria - Luan Dino.
Besoj se me materialet shkencore të këtyre shkenctarëve jeni
të njoftuar, prandaj ne duhet të bazohemi vetëm në ato argumente
shkencore që i kemi, por pa marrë parasysh orientimet politike. Nëse
ne nuk e pranojmë vetvehten si të tillë, atëher nuk duhet
të presim nga të tjerët, sepse edhe popujt ma të mdhenjë
kanë ende kundërshtime rreth përardhjes së tyre, por ata
me qëndrueshmëri e mbrojnë dhe e stolisin identitetin e tyre
kombëtar.
Derisa punën dhe aktivitetin rrethë identitetit tonë egjiptian
më parë disa e shiqonin me përqeshje, tani pasi që çështja
egjiptiane morri përmasa ballkanike, sot ata qeshin me vetëvete.
Historia e popullit tonë jemi ne.
Ne e njohim më së miri veten, e shkenctarët le të hynë
në polemikë.
Ata që nuk e njofin vetëveten - nuk e njofin askend !
webmaster:
www.egjiptianet.de
Ekrem Abazi