SIMPOZIUMI
"P A R A G J Y K I M I "
KOMUNITETI BALLKANO-EGJIPTIAN

Shoqata " Nefreta" nė Tiranė - R.e Shqiprisë
24 - Shkurt - 2006
Hotel Tirana Internacional

Simpoziumi
foto Rubini me ambasadoratfoto eki ne simpozium

Shoqata "Nefreta" e Komunitetit Ballkano-Egjiptian nė Shqipėri me mbėshtetje tė Ambasadës Amerikane Tiranė , organizoj Simpoziumin me temė : "Paragjykimi" , nė ambjentet e Hotel Tirana Intetrnacional nė dt. 24 shkurt 2006, duke filluar nga ora 9.00 deri ne oren 14,oo.

Ornela Rabaj
foto. moderatorja - Ornela Rapaj



Zonjusha Ornela Rapaj

Përkthyese simultante nga gjuha shqipe
në gjuhën angleze, franqeze dhe italishte

Pasi përshëndet dhe uron mirëseardhjen të pranishmëve në sallë, ia jepë fjalen e hapjes ideatorit dhe realizuesit të Simpoziumit "Paragjykimi" , Kryetarit të përgjithshëm të Shoqates "Nefreta" të Komunitetit Ballkano-Egjiptian në Shqipëri, dhe njëkohësisht N/Presidenti i Unionit Ballkano-Egjiptian Z. Behar Sadiku, Diplo. nga Akademia e Arteve te Bukura Tiranë, për Histori Arti dhe Pikturë.

Baher Sadiku
foto. Behar Sadiku, gjatë fjales së hapjes

Behar Sadiku
-
fjala e hapjes

Ky Simpozium u frymëzua nga motive të përkujtimit të personalitetit më të madh , që ja kushtoj jetën të Drejtave Qytetare në Amerikë, Dr. Martin Luter King, mesazhi i të cilit është aktual në Shqipëri dhe mishërohet te Komuniteti Ballkano-Egjiptian për të Drejtat e tij qytetare që padrejtësisht shkelen me heshtjen injoruese, paragjykuese ndaj vlerave kombëtare dhe investimin në kontribut, që ka dhënë Komuniteti Ballkano-Egjiptian në konsolidimin e kulturës dhe civilizimin e shoqërise shqiptare, si bashkëudhëtar dhe bashkëluftëtar të historisë në shekuj me shqiptarët.
Neni 1. i Konventës Ndërkombetare të eleminimit të të gjitha formave të diskriminimit racial të OKB-së thekson: Në këtë Konventë shprehja "diskriminim racial" synon çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë që bazohet në racën, ngjyren, prejardhjen ose origjinen kombëtare ose etnike, që ka për qëllim apo për efekt të shkatërrojë ose te kompromentojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në kushte barazie, të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore ose në çdo fushë tjetër të jetës publike.
Kjo Konventë është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar, dhe Shqiperia është palë me këtë Konventë të OKB-së.

Përse nuk zbatohet për Komunitetin Ballkano-Egjiptian në Shqipëri i cili është aktualisht i diskriminuar për shkak te ngjyres?

Komuniteti Ballkano-Egjiptian në Shqipëri i ndodhur përballë skllavërisë ekonomike ekstreme, përballë trafikimit të fëmijëve, përballë analfabetizmit të theksuar, përballë papunësisë së madhe, perballë korupsionit institucional të drejtësise shqiptare, përballë dhunimit të policies Bashkiake për motive raciale dhe te diskriminimit të hapur racial, thirri këtë Simpozium "PARAGJYKIMI" nën hijen simbolike të Dr. Martin Luter Kingut, për të dramatizuar gjendjen ekonomike dhe përjashtimin apriori nga njohja ligjore e standarteve ndërkombëtare të Komunitetit Ballkano-Egjiptian, si dhe për ta ndërkombëtarizuar egzistencën e Komunitetit Ballkano-egjiptian në Shqipëri, për të vendosur një Start ndërprerje të paragjykimit duke thirrur kujtesën shekullore të vlerave, begraundin e trashigimisë historike, begraundin e trashigimisë së investimit në vlera shoqërore, begraundin e trashigimisë materjale dhe shpirtërore, për të përballuar revolucionin e vlerave me perbajtjen shekullore qe i eshte bëre këtij komuniteti padrejtësisht, për të krijuar tashmë një imazh të ri vlerash të vërteta larg paragjykimeve dhe steriotipeve , që nxisin diskriminimin racial, për Komunitetin Ballkano-Egjiptian në Shqipëri e më gjerë.

Çeshtja e Komunitetit Ballkano-Egjiptian në Shqipëri, nuk është çështje dëshire e njerit apo vote e tjeterit . Ajo buron nga prezenca historike në Shqipëri e me gjerë, nga e drejta natyrale konsistente e patjetersueshme.
Si e tillë ajo është vlerë unikale kombëtare, që kërkon njohje nga ligji themelor i shtetit Shqiptar me statusin e klasit me të drejta të plota.

Simpoziumin "Paragjykimi" e deklaroj te hapur.

Përpara se ti jap fjalen Ambasadores se SH.B .A-së Znj. Marcie B. Ries dhe Përfaqsueses se Presidencës së Shqiperisë Znj. Tatjana Përllaku, ftoj të gjithë në këmbë për të respektuar hegzekutimin e hymneve të dy shteteve.

respektohen hymnet
(respektohen hymnet, foto. )
respektohen hymnet
(respektohen hymnet, foto. )


Marcie B. Ries

(foto) Znj. M. Ries . (fjala e plotė )




Fjala e Ambasadores së   SHBA-së,
Znj. M. Ries
në Konferencën mbi Tolerancen Organizuar nga

Organizata Ballkano-Egjiptiane
“Nefreta”   Tiranë -  Shqipëri: 

 
Mposhtja e paragjykimeve,
sfidë për Komunitetin Ballkano-Egjiptian

 “Unë kam pasur mundësi të lexoj për organizaten tuaj dhe për komunitetin që ju përfaqsoni.
Unë jam e njohur me historinë e gjatë të komunitetit ballkano-egjiptian dhe për kontributet e shumta që ata i kanë bërë shoqëris shqiptare.

Ne kemi kenaqesinë të kemi mes nesh znj. Peek dhe e falenderojmë atë për gadishmërin për të ndarë eksperiencën e saj të pasur me audiencën shqiptare. Shkurti është muaji gjatë të cilit Shtetet e Bashkuara kremtojnë kontributet dhënë vendit tonë nga amerikanet me prejardhje afrikane, si dhe betejat e shumta me te cilat ata janë perballur gjatë dhënies së këtij kontributi.
Pikërisht për këtë arsye, është me shumë vend të kemi këtë konferencë dhe znj. Peek në këtë moment.

Unë jam gjithashtu e njohur me pozitën e pafavorshme të komunitetit ballkano-egjiptian në shoqërinë shqiptare. Mposhtja e paragjykimeve është një ndër sfidat e shumta me të cilat përballet ky komunitet. Promovimi i mirëkuptimit reciprok dhe tolerancës është hapi i parë drejt mposhtjes së paragjykimit dhe diskriminimit.

Shtete e Bashkuara besojnë fuqishëm që është pjesë e demokracisë t’u japesh të gjthë racave dhe grupeve etnike ndjenjen e të qenit pjesë e shoqëris, me te drejta dhe mbrojtje të barabarta. Amerikanët besojnë fuqishëm në këtë gjë, jo sepse ne kemi një shoqëri te përkryer përsa u perket çështjeve të races dhe etnisë, por për shkak se besojmë qe çdo anëtar i shoqëris duhet të ketë mundësinë të shpreh mendimin e tij, të degjohet dhe të ketë mundësi të barabarta për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tij.
Sekretaria e shtetit, Condoleezza Rice, ka folur per “udhetimin e gjatë” drejt barazisë që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë për shkak të trashegimisë sonë të skllavëris. Në fakt, ne vetë e perdorim rrallë këtë term, por ky udhëtim i gjatë ka qenë vërtet pjesë e procesit të demokratizimit në Shtete e Bashkuara, ai proces përmes të cilit Shtete e Bashkuara filluan të perfshijnë një pjesë të popullsisë, veçanërisht amerikanet me origjinë afrikane, që ishin perjashtuar për kaq gjatë nga ligje dhe praktika raciste dhe diskriminuese. Tani, ne jemi përsëri në këtë udhëtim. Por unë mendoj që një rezultat i rëndesishëm i Lëvizjes për të Drejta Civile ka qenë ndryshimi në qëndrimin e shumicës dërrmuese të amerikanëve të cilën kuptojnë rëndesinë e gjithëpërfshirjes si dhe rreziqet e paragjykimit, diskriminimit dhe racizmit”.

- Sekretarja Rice e cila u rrit në jugun amerikan që vuante nga ndarjet raciale, e kupton thellë se çfarë do të thotë diskriminim dhe kupton gjthashtu rolin që shoqëria civile dhe qeveria luajnë në mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara. Por Sekretarja Rice dhe paraardhësi i  saj, Colin Powell, dhe anetarë të tjerë te kabinetit të Presidentit Bush që vijnë nga grupe minoritetesh etnike dhe racore, janë gjithashtu shembuj të gjallë të përparimit që shoqëria amerikane ka bër gjatë dyzet viteve te fundit. Amerikanët me ngjyrë kanë arritur përparim në një pjesë të madhe fale udheheqësve trima, të tillë si dr. Martin Luther King që kane pasur kurajon të luftojnë për të drejtat e tyre, dhe prej të cilit, dëgjoj me kenaqësi, se ju ka frymezuar.

”Unë përshendes perpjekjet që organizata e juaj po bën për të ndihmuar Shqipërin të bëhet një shoqëri me tolerante dhe e barabartë dhe për të bërë shqiptarët më të vetëdijshëm mbi kulturën, historinë dhe kontributin tuaj.
Unë ju uroj suksese në përpjekjet tuaja dhe ju falenderoj edhe një herë që më ftuat sot këtu.”
                                                                                                           

Tatjana Përllaku
(foto) Znj. Tatjana Përllaku (fjala e plotë )

FJALA  E  PLOTE  E   Znj.   TATJANA   PËRLLAKU
përfaqesuese e presidencës se R. Shqiperisë

 Është   kenaqësi  e  veçantë  për  mua  që  si  përfaqesuese   e  institucionit  të  Presidentit  të  marrë  pjesë  në  edicionin  tuaj.
Sot  kur  gjithë  bota  dhe  shoqëria  po  ecin  me  hapa  galopante  drejtë  globalizimit  dhe  integrimit   sfida  e  të  gjithëve  neve  është  ruajtja  dhe  zhvillimi i  identitetit  kulturor,  paralelisht  konservimit  të  vlerave  kulturore.
Sigurisht  të  gjitha  vlerat  kulturore  si  lulet  e  një  buqete  të  përbëjn  një  të  tërë,  që  janë   vlerat  kombëtare.
Është interesi i tyre  dhe i  vendit  tonë  në  krijimin  e  marrdhënieve  të  mira  te  bashkëpunimit  me  botën  dhe  me  familjen  Europiane.

Në  këtë  proces  të  pashmangshëm  historik  individualiteti  kulturor  i  gjithësecilit  duhet  respektuar  dhe  zhvilluar  vazhdimisht.  Fatmirësisht  modeli  i  harmonisë,  tolerancës, bashkejetesës  tek  ne  është  një  aspekt  i  kulturës  pozitive,  sepse  pavarësishtë  nga  izolimi  i  gjatë  i  vendit,  hapja  e  tanishme  shumëpalëshe  ndaj  botës  shoqëria  shqiptare  ka  arritur  në  atë  pikë  që  ka  ruajtur  në  qelizën  e  saj    në  familjen  kalimin  e  të  mirës  dhe  të  keqës  bashkarisht  pavarësisht  nga  pikpamjet,  paragjykimet  e  gjithësecilit ,  ne  e  kemi  përballuar  të  mirën  dhe  të  keqën  që  na  ka  trokitur  në  dere.  Kjo  është  nderë  nga  të  gjithë  ne.

Ne  kemi  dhënë  dhe  kemi  marrë   me  dyer  të  hapura  me  njeri-tjeterin.
Kultura   e  bashkëpunimit,  e  dialogut  e  mirëkuptimit   bashkëjetesa  në  komunitet, respekti  për  qytetarin  për  identitetin  e  tij,  mbrojtjen  e të  Drejtave  të  njeriut,  këto  janë  lejemotive  të  shtetit  tonë  demokratik  të  cilin  ne  duam  të  ndërtojmë  çdo  ditë. Këtu  qëndron  edhe  forca  jonë,  besimi  ynë  për  të  ardhmen.
Bashkëpunimi  për  misionin  e  paqës  të  mirëkuptimit  të  zhvillimit  na  sjellin në  mendje edhe  lauratin  e  çmimit  për  paqen  Dr.  Martin  Luter  King,  i  cili  i  kushtoj  problemit  Racial  gjithë  vetveten  deri  në  flijim  të  jetës,  duke  u  këthyer kështu  një  lider  të  famshëm  të  luftës  së zezakëve të  Amerikës për -çfuqizimin  e  diskriminimit  Racor.

Kjo  na  kujton  edhe  një  herë  se  vlerat  e  lirisë  e  të  demokracisë  janë  individuale  janë  një  kontribut  i  çmuar   për  paqën  e  sigurinë  në  botë.
Duke  u  bazuar në  këto  vlera  universale   Sh.B.A  ndimoj  në  çlirimin  e  Kosovës  dhe  na  bashkoi  neve  të  gjithëve  në  luftën  kundër  terorizmit  ndërkombëtar.

Përgjegjësia  e  elitës  suaj  intelektuale  është  që  të  bëni  më  të  mirën  për  veten  tuaj  dhe  qytetarin.

Propagandimi  i  vlerave  tuaja  më  të  mira  nuk  duhet  cenuar,  por  ato  duhen të  bëhen  traditë  dhe  normalitet  kudo  ku  ju  punoni  dhe  jetoni.
Unë  kam  besim  të  plotë  se  kërkesat  tuaja  dhe  dëshirat  tuaja  janë  më  shumë  vlerë  për  mjedisin  shoqëror  shqiptar.
Vetë  gjuha  ndërkombëtare  e  artit  ka  brenda  sajë  gjuhen  kombëtare.  Kjo  është  një  pasuri  shumë  e  çmuar,  dhe  unë  këtë  pasuri  të  çmuar  do  ta  gjeja  më  të  avancuar  tek  mjeshteria  juaj  e  përpunimit  të  hekurit,  tek  veshi  juaj  i  mprehtë  muzikor  dhe   unë  si  mbesë  Gjirokastrite  kam  parasysh    se  qyteti  ynë  i  Gjirokastres  nuk  do  të  hynte   sot   në  UNESKO  ,  pa atë  dorën    e  mrekullueshme  të  kovaçit   Ballkano-Egjiptian  të  Shqipërisë  i  cili  ka  ditur  të  lidhë  kaq  bukur   gurin  me  hekurin.

Njëkosisht  unë  do  te  kujtojë    më  shumë  kënaqësi  figura  më  të  shquara  të  artit  shqiptar    si   të  madhin  Mentor  Xhemalin  deri  te  Anjeza  Shahini,  e  sa  sa  figura  të  shquara  të  cilat  me  të  vërtet  i  bëjnë  nder  vetes  dhe  komunitetit  të  tyre  Ballkano-Egjiptian  në  Shqipëri.

Duke  përfituar  nga  rasti , unë  shprehë  gadishmerinë  e  institucionit  të  Presidentit  në  mbështetje  të  gjithë  kërkesave  tuaja,  njëkohsisht  edhe  për  sanksionimin  e  tyre  me  ligj.

Po  perfitoj  nga  rasti  të  citoj  disa  rreshta  nga  fjalimi  epokal i  Dr.  Martin  Luter  Kingu.  “  Unë  kam  një  ëndër”, që  jehon  edhe  sot  në  zemrat  e  të  dashuruarve  për  liri.

Të  buças  liria  nga  çdo  qytet  dhe  fshat , nga  çdo  shtet  dhe  çdo  qytet  i  madh  do  të  mund  ta  shpëtojmë  ardhjen  e  ditës,  kur  të  gjithë  fëmijet  e  Zotit-  zezakë  dhe të  bardhë,  hebrej  dhe  paganë,  protestantë  dhe  katolikë,  do  t`ia  shtrijnë  dorën  njeri-tjetrit  dhe  do  të  këndojnë  fjalët  “Më  në  fund  të  lirë!  Më  në  fund jemi  të  lirë!”

Duke  ju  falenderuar  edhe  njëherë për  ftesën, ju  uroj  punë  të  mbarë.

Pushim koktel…………………………………………………………..

Anita Peek
(foto) Znj. Anita Peek (fjala e plotë )

Fjala i jepet Znj. Anita Peek,
Drejtoreshe e Institutit Roza & Rajmond Park
te Sh.B.A-së:



Lexues të nderuar fjalimin e Znj. Anita Peek, do ta publikojm së shpejti.
Presim nga Zt. Behar Sadiku të na dërgoj edhe këtë material.

Ju lusim për mirëkuptim.

Ekrem Abazi


Mojkom Zeqo
(foto)
Dr. Moikom Zeqo (fjala e plotë e tij )


Fjala i jepet

Dr. Moikom Zeqos,
Historjan, Studius, Arkiolog
Ish Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar Shqiptar:

MESAZHI  I  ABRAHAM  LINKOLNI  DHE
KOMUNITETI  B
ALLKANO-EGJIPTIAN  NE  SHQIPËRI

Po  e  nis  me  përshëndetje  protokollare,  falenderoj  Ambasadoren  e  Shteteve  të  Bashkuara  të  Amerikës  Znj.  Marsi    Rice,  nën  kujdestarinë  e  së  cilës  bëhet  kjo  veprimtari. 

Nuk  ka  rastësi  në  këtë  vijë.  Të  marrësh  në  konsideratë  dhe  të  luftosh  për  një  status  më  të  lartë,  më  njerëzor  për  komunitetin  Ballkano-Egjiptian  në  Shqipëri,  është  një  çështje  humaniste e  klasit  të  parë.

I  gjithë  problemi  është  që  ky  Komunitet  ka  nevojë  dhe  të  organizohet  dhe  të  ndërgjegjësohet  nga  vet  Komuniteti  dhe  shoqëria  shqiptare.  Pa  këtë  raport  të  dyfishtë  nuk  mund  të  kemi  sukses.

Cfarë  mund  të  bëhet?  Kjo  është  një  pyetje  e  thjeshtë  dhe  konkrete.
Cështja  e  integrimit  është  një  çështeje  jo  shumë  e   lehtë,  është  një  çeshtje    e  mirfilltë  e  koncepteve  të  demokracisë.

Pa  i  mësuar  këto  koncepte  është  shumë  i  vështirë  të  arrihet  integrimi.

Më  vjen  keq  që  media  në  Shqipëri  ka  një  element  ekzotik,  ansor,  që  për  Komunitetin  Ballkano-Egjiptian  nuk  është  e  drejtë.

Mendoj  që  statusi  i  Komunitetit  Ballkano-Egjiptian,  duhet  të  merret  në  konsiderat  edhe  në  rrafshin  Parlamentar  dhe  në  rrafshe  të  tjera  më  të  larta  të  shtetit  shqiptar.

Mendoj  që  raportet  e  ndërthurura  ndërballkanike,  pra    ndërballkanizimi  i  këtyre  marrdhënijeve  është  një  detyrë  jo  e  lehtë,  sepse  janë  shtete  të  ndryeshme,  dihet  që  mentaliteti i  Ballkanit  është  një  mentalitet  i  vështirë,   është  një  mentalitet   me  paragjykime.  Nga  kjo  pikpamje  duket  që  jo  thjesht  në  Shqipëri  por    në  rrafshin    ndërballkanik   duhet  të  bëhet  një  punë   shumë    më   e   madhe.

Padyshim  mbas  kësaj  ngjarje,  pyetja  kryesore  është  se  çfarë    mund  të  bëhet  mbas  këtij  Simpoziumi.

Unë  do  të  flasë  për  Abraham  Linkolnin  qytetërimi  botëror,  toleranca   si  integrim,   sepse  jo  rastësisht  Ambasadorja  e  Shteteve  të  Bashkuara  ka  përkrahur  këtë veprimtari  dhe  rrënjet  e  kësaj  tolerance  e  këtij  koncepti  kanë  të  bëjnë  me  qytetërimin  amerikan  dhe  me  një  figurë  të  madhe  emblematike  që  quhet  Abraham  Linkolni.

Abraham  Linkolni- ka  thënë  një  shkrimtar  i  madh  rus ,  L.  Tolstoi,   mbeti  në  histori  si  Betoveni  në  muzik,  Dante  ne  poezi,  Rafaeli  ne  pikturë,  Krishti  në  filozofinë  e  jetës.  Ai  lindi   me  12.02.1809,  njeri  i  thjeshtë  amerikan,  që  u  identifikua  në  histori  me  idealet  më  të  larta  të  qytetërimit  botëror,  ky  emër  ka  karakter  emblematik  të  përjetshëm.
Janë  të  paktë  njerëzit  e  planetit  që  mundë  të  pretendojnë  një thjeshtësi  dhe  njëkohsisht  një  madhështi  si  të  Abraham  Linkolnit.

Me  1492  nje  hero  i  guximit  të  pabesueshëm  njeriu  i  udhëtimeve  të  rrezikshme  europiani  Kristofor  Kolombi  do  të  zbulonte  Amerikën,  rrallëherë  në  historin  e  planetit  një  zbulim  gjeografik  do  të  bëhej  shkak  për  krijimin  e  kushteve  substanciale  dhe  gjeneruese  për  ndryshime  cilësore  të  mëdha,  në  strukturën  demokratike  të  qytetërimit të  shumë  kombeve  dhe  popujve  me  një  vision   universal  duke  perfshirë  edhe  vetë  Europen. 

Koncepti  kulturor  i  europianizimit  i  ngurtësuar  në  dimensionin  kolonial  anglez  do  të  shpërthejë  shkëlqyeshëm  dhe  me  dinjitet  në  zbulime  të  reja  konceptuale  të  vetë  amerikanëve.

Në  sfiden  e  zbulimeve  të  mëdha  amerikane  për  liri  në  vitet  1775  me  në  krye  kalorsin  trim  Xhorxh  Uashington  që  do  të  konfirmoj  në  4  Korrik  1776,  në  Deklaratën  e  pavarsisë,  ky  është  një  nga   dokumentat  më  të  mëdha  dhe  kryesor  të  letërsisë  botërore.  Është    epoka  e  kostelacionit  intelektual  të  Beniamin  Preklinit,  Tomas  Peng,  Filip  Trenos,  emra  që  mbushin  përmbajtjen  e  njerëzve  të  pabesueshëm  mendor  të  një  triumfi  të  ideve  të  njeriut  të  lirë,  të  standarteve të  reja  e  të  paimagjinueshme  më  parë  të  lirisë.

Doktrinari  i  të  Drejtave  të  njeriut,  filozofi  Tomas  Peng  1776,  botoi  veprën  madhore  “Homo  Sens”,  ku  argumentonte  ato  ide  ku  sot  zotërojnë  fillimin  e  shekullit    21  dhe  janë  shpresë   edhe  për  me  tej.

Përsosmëria  morale  Dr.  Martin  Luter  Kingut  do  të  merrte  1964  çmimin  Nobel  për  paqen,  por  që  do  të  vritesh  barbarisht  ne  04.04.1968  sikurse  dhe  vetë  vdekja  e  Presidentit  te  madh  Kenedi.

Dr.  Martin  Luter  Kingu  është   mbijetesa  e  vetë  Linkolnit  duke  luftuar  përfundimisht  segrekacionin ndaj  njerezve  më  ngjyrë, për  të  mos  i  shkelur  parimet  e  pavdekshme  për  liri.
Humbja  e  Linkolnit  është  një  përjetim  katastrofe  në popull,  nuk  kam  për  ta  harruar  asnjëherë  tronditjen  dhe  emocionet  që  kam  ndjerë,  kur  rastësisht  shumë  vite  më  parë  kam  lexuar  një  nga  antologjitë  e  poezisë  amerikane.

Por  do  te  doja  t`ju  bëja  një  apel,  një  thirje,  që  zgjerimi  i  ketij  problemi  do  të  bëhet  shumë  i  madh    nga  akademikët,  intelektualët,  politikanët,  të  gjithë  njerëzit  që  kanë  një  peshë  në  opinionin  publik.
Pa  këtë  lidhje   dhe  pa  një  ngritje   të  vetëdijes,  problemi  i  integrimit  do  të  ndodh,  por  do  të  jetë  me  i  ngadalsuar.

Rubin Zemon

Fjala i jepet

Dr. Rubin Zemon , etnolog ,
President i Unionit Ballkano-Egjiptian
nga R. Maqedonisė.

Dr. Rubin Zemon

në këtë Simpozium u prezentua me punimin

"Paragjykimet ,stereotipet dhe faji kolektiv
ndaj Balkano Egjiptjanëve".

Këtë tekst mundeni ta lexoni në gjuhen angleze(në Pdf. format)

klikoni

(foto) Dr. Rubin Zemon (fjala e plotë e tij)

Behar Sadiku foto. 2
(foto.) Behar Sadiku (fjala e plotë e tij )



Fjala i jepet

Z. Behar Sadiku, Diplo. nga Akademia e Arteve te Bukura Tiranė, pėr Histori, Art dhe Pikturė.

Paragjykimi i Komunitetit Ballkano-Egjiptian
në Shqipëri

“Të barabartë, por të ndarë” do të ishte shprehja e cila do të përshkruante më mirë situaten në të cilën ndodhet Komuniteti Ballkano-Egjiptian në Shqipëri.

Është fakt se Komuniteti Ballkano-Egjiptian shpesh herë ngatërrohet me të tjerët dhe i nënshtrohet paragjykimit dhe diskriminimit nga mazhoranca e bardhë (shiko në projektor artikujt e gazetave).
Si mund të argumentohet se shqiptarët nuk janë diskriminues ndaj nesh kur dhe pse te detyruar me Kushtetutë apo me një tërë traktatesh ndërkombëtare të jetojmë pranë njëri-tjetrit, jo rrallë jemi bërë dëshmitarë të të qenit objekt i bisedave të tyre paragjykuese dhe në rastin më të keq të diskriminimit  racial.

Përgjithësisht Komuniteti Ballkano-Egjiptian bën punë të dorës së dytë e të tretë në fshatra, rrethina qytetesh dhe institucionesh sekondare në të cilat jo vetem që nuk vlersohemi per kontributin që japim, por përkundrazi jemi nën shënjestrën e gjetjes së sebepit për të na larguar nga puna.

Dua ti referohem këtu poemes “Buzeqeshje mbi tokë” shkruar nga Kadare ne vitin 1962:
     “…por në kolltukun e butë
      është ende heret të ngjitesh o neger i zi”
Termat magjyp, jevg përdoren rëndom në bisedat e njerzve të thjeshtë madje dhe ne median e shkruar dhe vizive duke kontribuar në thellimin e këtij diskriminimi nëpërmjet citimit të momenteve të caktuara të cilat konfirmojnë pritshmeritë negative të njerzve, për ne duke kontribuar në skalitjen e diskriminimit racial tek publiku i gjerë, në sytë e të cilëve rezultojmë si akumulues të patologjive shoqërore, mbjelljes “të fares së te keqës”, firmave piramidale, sherrxhinjë, te pamoralshëm, të dhunshëm apo “gogole” për të trembur fëmijët.

Në emisionet “Top show” dhe “Portokalli” jo rrallë bëhet objekt humori, kënga jonë duke e banalizuar dhe harrojnë se është po kjo këngë të cilën e etiketojnë si “arkaike” që mbush me alegri dasmat dhe gëzimet e tyre familjare.

Do të doja të citoja disa pasazhe nga gazetat:  
      .  Gazeta “Republika” 11/11/1993 në artikullin nga Nexhmedin Spahiu ndër të tjera
          shkruhet: “….evgjitët nuk jane komb se nuk kane gjuhen dhe kulturën e tyre, por as 
          popull se nuk kane atdhe….”
      .  Në faqen e parë të Gazetës “Ballkan” 9 maj 2004 bie në sy ndër të tjera artikulli
          me titull: “Historia e jevgut Liman që vdiq tek Blloku”
      .  Gazeta “Sot” 13 korrik 2005 artikulli pohon duke iu referuar Z. Kadare se
          “jevgjit jane gladiatorë: “…..dhe “…..hamenjtë qenë te gjithë jevgjë”
      .   Gazeta  “Sot”  12 korrik  2005  artikulli  Kadareja  shfaqet  si  racist
          kundër  shume  kombesive,  nga   Kastriot  Myftari.

      .   Gazeta  “Sot”  14 korrik  2005   artikulli  Teorit  e  Kadaresë  kundër
           popujve  e  kanë  origjinën  tek  nazizmi,  nga  Kastiot  Myftari.

      .   Gazeta  “Integrimi” 20-26 dhjetor 2004  artikulli  “Na lejoni  te  integrohemi
          në  shoqërinë  shqiptare,  nga  Behar  Sadiku.

     .    Gazeta  “Integrimi” 17-19  Janar  2005   artikulli  “Robinsonët” në  kërkim 
          të  ushqimit dhe arsimimit,    Egjiptianët analfabetë  për  shkak  të  ngjyrës.

     .    Gazeta  “Integrimi”  17-20  shkurt  2005  artikulli :  Shteti  shqiptar na  ka
          harruar,    nga  Behar  Sadiku.

     .     Gazeta  “Albania”,    1 Mars  2005 ,  artikulli:  “ Besniku”, ” Jevgu  i  lagjës”
            “Si  më  përsekutuan”.

     .     Gazeta  “ Korrieri”,    1 prill  2005 ,  artikulli: “ PROTESTA”,   
           nga   Ben  Andoni.

     .     Gazeta  “Panorama “, 3  Nëntor  2004 ,  artikulli:    “ Racizmi “,  “Vajzen
            ma  denun   se  është  jevge”.
 

      .    Gazeta  “Dita  Informacion”,  Kryeartikulli: “ Luftë  totale racës  së  zezë”.

      .    Klasë   Geto  në  shkollën  8-vjeçare  “Ramazan  Jarani”  Tiranë, Shtator
           2004.

      .   Gazeta  “Shekulli”,  21  Maj  2005 ,   artikulli:  “ Fëmijet  e  Afrikës  në

       Shqiperinë komuniste.

      .   Gazeta   “Metropol”,   24  qershor  2005 ,  artikulli  “Tim  bir  e  rrahën, i
          thanë  evgjit, e detyruan  të  pohonte  ngacmimin”.

     .  Gazeta  “Panorama  Sport”,  17 Shkurt  2006,  artikulli  “Të  zinjtë”,
          A  ka  racizem  ketu?  Alan  Karder:  Le  te  me  quajne  “I  zi”
           por  jo  të  më  keqtrajtojnë  për  këtë  arsye.

       .   Gazeta  REPUBLIKA ,   4  Mars  2006 , artikulli   “50  mijë  femijë
         Skllevër.  Raport   QMDFSH.

Denancimi  i  teksteve  Raciste  të  hedhur  në  qarkullim  në  shkollat  publike.
Tekst  i  leximit  të  klasës  së  parë.(  Nëna  e  Shpendit)

Krijimi  i  klasave  geto  në  shkollat  periferike  publike, si  pasoj  e  mosregjistrimit  të  nxënësve që  kanë  treguar  interes  për  tu  arsimuar , nuk  janë  regjistruar  për  mungesë  vendesh,  nga  ana  tjetër  regjistrimet  kanë  vazhduar  për  nxënës  të  tjerë.

Dhuna  e  perdorur  e  policies  Bashkiake  ndaj   lidershipit  te  shoqates  “Nefreta”
 Z. Behar  Sadikut,  rëmbimi,  burgosja,  dhe  dënimi  nga  Gjykata  e  faktit  Tiranë
Sharjet ,  ofendimet  me  motive  raciste  tregojnë  qartë  për  një  racizëm  të  pastër
Institucional  të  shqiptarëve   ndaj  komunitetit  Ballkano-Egjiptian  ne  Shqipëri

Po ti referohemi gazetave dhe artikujve të tjerë do t´iu bëjë patjetër përshtypje përdorimi i termave diskriminues si Jevg, jevgjiçkat, magjyp,  dhe  u  faturohet   çdo  gjë  që   ësht  e keqe  në  Shqipëri.
Shembujt janë të panumërt por a është e drejtë kjo?

Vertet Komuniteti Ballkano-Egjiptian nuk i ka cilësuar ende me ligj në Shqipëri dhe pse gezojnë të gjitha tiparet e një grupi etnik (Anthony Gidens, Sociologjia fq. 249):
      .  Diskriminohen nga të tjerët
      .  Kane ndjenjën e solidaritetit te grupit
      .  Janë të izoluar nga pikëpamja fizike dhe ajo sociale nga shoqëria e gjerë.

Por Konventa universale e të drejtave të njeriutnenin 3 të saj pohon lirinë e shprehjes. Në nenin 2 të saj deklarohet universaliteti dhe pandashmëria e të drejtave pavarësisht nga raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion apo çdo situatë tjetër. Atëhere, si mund të gjendet një e mesme që të mos preken të drejtat dhe liritë qoftë për median dhe qoftë për ne komunitetet?

Me të drejtë media është konsideruar edhe si pushtet i katert, për shkak të ndikimit të saj të fuqishëm në informimin dhe përpunimin e opinionit publik, ndaj lind domosdoshmeria që informimi i medias të jetë objektiv, besnik ndaj realitetit, e zhveshur nga paragjykimet dhe jo-diskriminuese.

Një media e shëndetshme informon, heton, shqyrton dhe identifikon shqetesimet e qytetarëve duke inicuar diskutime mbi çështjen politike, ekonomike, sociale, kulturore apo çdo temë tjetër e cila ndikon drejtëpërdrejtë apo terthorazi në jetën e qytetarëve.

Për më tepër gazetarët konsiderohen si avokate të grupeve vulnerabile dhe ndërmjetës pasi mundëson komunikimin ndërmjet grupeve të larmishme shoqërore.

A mundemi që së bashku, gazetarë dhe komunitete, ti japim fund makthit të një ëndrre që po na mundon prej kohësh? Le të lemë me një anë interesat e vogla individuale për tu bashkuar nën një interes më të gjerë ate te shëndetësimit të shoqërisë sonë të brishtë, të krijimit të lidhjeve mes grupeve shoqërore dhe mbi të gjitha respektimin e identitetit dhe dinjitetit dhe të drejtave universale të njeriut.
 
Si  perfundim,   tani  ne  kemi  gjetur  rrugen  me  teë cilën  në  menyrë  të  kulturuar  dhe 
me  formën  më  demokratike  shkencore  përcaktuam  kryeprioritetin  tonë  atë  të
Diskriminimit  racial,  shkaku  i  veçimit , i  dallimit,  i  përçmimit  dhe  i   mosarsimimit
tëe  Komunitetit  Ballkano-Egjiptian në  Shqipëri.

Ne  do  të  perkujtojmë  për  çdo  vit  duke  e  këthyer në traditë pë  të monitoruar  mposhtjen  e  diskriminimit  racial  dhe  reduktimin  e  varfëisë ekstreme  të Komunitetit  Ballkano-Egjiptian  në Shqipëri.

Manifestimet  paqëore  për të drejtat  e  plota  të Komunitetit  Ballkano-Egjiptian
do  të jetë motoja  jonë  për të konkretizuar    këkesat  tona  për  zhvillim  dhe
për integrimin  në  politikbërje dhe   në vendimarrje të Komunitetit  Ballkano-Egjiptian  në Shqipëri.

Vazhdoj  me  pikat  e  rezolutës:


Simpoziumi "Paragjykimi" doli me REZOLUTË të bazuar ligjore.

REZOLUTA E SIMPOZIUMIT  
“ PARAGJYKIMI”
24  -   SHKURT  -   2006
HOTEL  “TIRANA   INTERNATIONAL”


Prioritet  kryesore:

1-  Komuniteti  Ballkano-Egjiptian   kërkon  të  jetë   i  lirë.

2- Implementimi  në  legjislacionin  shqiptar   i  Konventës  Ndërkombëtare    të 
     Eleminimit  të  gjitha  Formave  të  Diskriminimit  Racial ,  ratifikuar  nga 
     Parlamenti  Shqiptar.

3- Vendosi    përdorimin   e   termit    Komuniteti  Ballkano-Egjiptian.

4- Përdorimi  i termave   pezhorative   janë  të    denueshme   penalisht.

5- Zbatimi   i   parimit    te   Mosdiskriminimit    Racial,   për   Komunitetitn
    Ballkano-Egjiptian .  

6-Shoqata  “NEFRETA”   lidhë   partneritet  me  Institutin “ Rosa  &  Raymond     
    Parks   në   SH.B.A.

7- Integrimi   i  Komunitetit    Ballkano-Egjiptian    në  të  katër  pushtetet ,  nëpërmjet zbatimit    të   parimit   të   Diskriminimit   Pozitiv.

8- Njohja   ligjore,  STATUSI    I   KOMUNITETIT    BALLKANO-EGJIPTIAN - kudo  që   ndodhet.

9- Ndërtimi  i Strategjisë    Kombëtare   me  zhvillim    të   veçantë ,     për   Komunitetin  Ballkano-Egjiptian.

10- Rregjistrimi     Etnik    kombëtar    dhe    shpallja   e   numrit    zyrtar ,   për      Komunitetin   Ballkano-Egjiptian.

11- Këthimi  i  pronave  të  anëtarëve  të  Komunitetit  Ballkano-Egjiptian.

12- Simpoziumi  shpalli  kryeqytet  Tiranën  për  Komunitetin  Ballkano-Egjiptian në Shqipëri e më gjerë.

13-Simpoziumi    shpalli   muajin   Shkurt    muajin   e  Monitorimit  të              
      Diskriminimit Racial     dhe      reduktimin   e  varfërisë  ekstreme   të         
      Komuniotetit   Ballkano-Egjiptian   kudo qe ndodhet.
  
                                                                                                                                      
14- Edukimi  dhe  arsimimi  parashkollor ,  parauniversitar ,  universitar  dhe  mbas         
       universitar   prioritet  i  veçant  për   Komunitetin   Ballkano-Egjiptian.
          
15- Amnisti  e  veçant  për  të   liruar    nga   burgjet  të  gjithë  anëtaret  e  Komunitetit 
       Ballkano-Egjiptian    kudo  që   ndodhen,   që  vuajnë  padrejtësisht  denimin,    për  motive     Raciale.
              
16- Dokumenti   i   Identitetit   Etnik   të  jetë  i  njejtë     në   Term ,   ashtu   edhe  në   
       ngjyrë   për   Komunitetin  Ballkano-Egjiptian   kudo  që  ndodhet.  

17- Moslargimi  nga  vendi  i  punës  i  kapaciteteve   të  pakta,   anëtare  të  Komunitetit  
       Ballkano-Egjptian  kudo që ndodhen.

18- Të  rinjtë   e  Komunitetit  Ballkano-Egjiptian   të    integrohen  në    të  gjitha  nivelet  
        e   organeve   dhe   strukturat   e   Rendit.

19- Licensimi  i   anëtarëve   të  Komunitetit   Ballkano-Egjiptian    për  bisnese  të  vogla 
       e  të  mëdha   dhe  kredi   me  interesa  të  ulta   për   zhvillim   biznesi.

 20- Shpallja  e  konkursit  vjetor,  për  çdo  24  -Shkurt ,     për   botime  librash,  shkrimet  më  të  mira  në  gazetë,   Ekspozita    figurative,  etnografike,  materiale  relike,  virtuoz  të  instrumentave   muzikore,    personalitete  të  artit,  etj.    Do të  jepet çmimi  i  madh    “Rruga  drejtë  Lirisë”  me  ceremoni  të  veçantë  publicitare.

Konkluzionet :

  .  Ndërtimi   i  infrastrukturës    institucionale ( Zyra  )  të Shoqatës  “Nefreta”  për Komunitetin   Ballkano –Egjiptian.

  .  Asistencë   teknike   dhe   asistencë  logjistike,  për  Komunitetin  Ballkano-Egjiptian.

  .  Trajnime   dhe  shkembim   eksperiencash  më  të  mira   në  metodat  paqësore,  kundër    Diskriminimit  Racial.

  .  Aktivitete  të  përbashkëta  me    motive  dhe  figuracione  antiraciale,  me  institutin Roza  &  Rajmond  Park.

  .  Sigurimi  i  një  Donatori  Srategjik  për  Shoqatën  “Nefreta”  të  Komunitetit  Ballkano-Egjiptian.

  . Sigurimi  i  kuotave  të  përhershme   për   Specializime    dhe  Trajnime   të  të   
     rinjëve  të   Komunitetit  Ballkano-Egjiptian  jashtë  shtetit    dhe  në  vend.


Sinqerisht

Behar  Sadiku

Kryetar  i  Shoqatës  “Nefreta



(foto) Asrtit Memia (fjala e plotë e tij )


Fjala i jepet

Z. Astrit Memia,
Drejtues i Revistes " Diplomacia" dhe " Albania imazh",
shef i Kabinetit tė mediave pranė Kryeinistrit.


FJALA   E  PLOTË  E  Z.    ASTRIT  MEMIA


Në  këto  vite  të  punës  sime  si   gazetar  kam  patur  kontakte  të  herëpasëhershme  me  komunitetin  tuaj  nga  niveli  i  ulët  deri  në  nivelet   më  të  larta  intelektuale.

Në  takimet  e  herpasëhershme  kam  ndjerë  një  detyrim  të  madh, sepse  intelektualët  e  komunitetit  Ballkano-Egjiptian  në  Shqipëri  e  më  gjerë, paraqesin  studime  për  doke,  zakone, gjuhën,  traditat  nga  Pellazgët  deri  më  sot.

Kam  patur  takime  me  shumë  personalitete,  por  me  intelektualët  tuaj  jam  ndjerë  në  të  njejtin  rafsh  niveli  si  dhe  të  tjerët,  si  me  Rubinin  dhe  Beharin  të  dy  miqtë  e  mi,  që  tregojnë  se   komuniteti   Ballkano-Egjiptian   prej  qindra  e  mijëra  vjetesh  ka  kontribuar  në   konsolidimin  e   kulturës,  dokeve,  zakoneve,  në  zhvillimin,  emacipimin  e  shqiptarëve  në  Shqipëri  dhe  më  gjerë  në  Ballkan.

Jam  shumë  i  gëzuar  si  shqiptar,  që  ju  sot  shpallët   Kryeqytet  Tiranën  për  Komunitetin  Ballkano-Egjiptian  kudo  që  ndodhet,  për  Shqipërinë   kjo   është  një  risi ,  që  duhet  të  vlerësohet  dhe  të  meret  seriozisht  nga  të  gjithë  instancat  e  qeverisë  dhe  të  shtetit  shqiptar,  sepse  ju  e  meritoni   të  vlerësoheni  për  kulturën  e  qytetërimit  më  të  lashtë   në  botë,  që  egziston  në  thelb  të  kombit  shqiptar  dhe  të  kombeve  të  tjerë  në  Ballkan.

Unë  ndjehem  shumë  i  emocionuar,  për  rrugën  që  elita  juaj  e  zgjuar   intelektuale   ka  zgjedhur   formën  më  shkencore , më  paqësore   të  denancimit  dhe  dramatizimit  të  gjendjes  tuaj   ekonomike  ekstreme   nën  hijen  simbolike  të  të  madhit  personalitet  për  të  drejtat  qytetare  Dr.  Martin  Luter  King.

Unë  ju  uroj  punime  të  mbara  të  Simpoziumit    “Paragjykimi”,  duke  patur  mbështetjen  time  personale  dhe  të  shokeve  të   mi   shkencor   shqiptar.


Ludra Bicaku
(foto) Znj. Ludra Bicakut fjala e plotë e saj

Fjala i jepet

Znj. Ludra Bicakut,
Drejtoreshë e përgjitheshme e të gjitha shkollave
9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Tiranës


ZNJ.     LUDRA  BICAKU

 Jam  e   nderuar  që  marrë  pjesë  në  Simpoziumin  tuaj  “Paragjykimi”,  dhe  dua  të  shpreh  mendimin  tim  personal  dhe   mendimin  si  përfaqesuese  e  një  institucioni  të  rëndësishëm  arsimor.
Unë  përsonalisht  në  formimin  dhe  edukimin  tim  nuk  kam  ndjerë   dhe  ushqyer   asnjë  lloj   paragjykimi    duke  e  trashëguar    nga  tradita  e  familjes  sime,  për  të  menduar  ky  apo  kjo  është  më  keq.

Duhet  të  kemi  parasysh  që  në  shoqërinë  shqiptare  jo  të  gjithë  mendojnë  keq,  por  ka  edhe  shumë  të  tjerë,  që  mendojnë  pozitivisht  që  e  çojnë  shoqërinë  përpara.
Komuniteti  Ballkano-Egjiptian  është  një  ndër  Komunitetet  që  ka  civilizuar  me  kulturën,  harmoninë,  profesionet  me  muzikën  dhe  vallen në shoqërin  shqiptare.

Sigurisht  unë  si  drejtuese  e  një  institucioni  të  rëndësishëm  të  edukimit  dhe  të  arsimimit  do  të  kem  parasysh  që  arsimimi  i  fëmijëve  të  Komunitetit  Ballkano-Egjiptian  të  jetë  prioritet  i  institucioneve  tona,  por  jo  vetem  kaq,  ne  duhet  të  integrojmë  në  drejtim  të  institucioneve  arsimore  kapacitetet  më  të  mira  nga  ky  komunitet,  që  të  zbutim  paragjykimet  që  shfaqen  në  institucionet  arsimore  në  Shqipëri.

Kjo  është  përgjegjësi  e  shoqërisë  demokratike  shqiptare  e  ndërgjegjësuar  për  të  realizuar  standardet  e  KE-së,   për  një  arsimim  ku  asnjëri  të  mos  të  ndjejë  veten  të  përjashtuar  nga  e  drejta  për  tu  arsimuar,  nga  e  drejta  natyrale  dhe  e  barabartë  për  të  gjthë  fëmijët  papërjashtim.

Faleminderit  për  vemendjen  dhe  ju  urojë  punë  të  mbarë,  unë  ju  përgëzoj  për  gjetjen  e  rrugës   së  vërtetë,  jeni  në  rrugë  të  mbarë  për  të  ndryshuar  dhe  zhvilluar  komunitetit  tuaj  vital  dhe  të  lavdishëm.

Faleminderit  të  gjithëve.


Fjala i jepet Z. Ekrem Abazi,

i
cili me fjalën e tij pėrfaqėsoj Diasporen e Gjermanisė, Zvicres, dhe Austrisė, nė emėr tė Z. Bajram Imerit dhe
Z. Sadedin Delija dhe nė emėr tė tė gjithė Komunitetit Ballkano-Egjiptian tė Kosovės.

Prezenca e Z. Ekremit Abazit, Z. Bajram Imerit dhe Z. Sadedin Delis , nė Simpozium , e plotėsoi edhe mė shumė njė pjesė jo tė vogėl tė trungut tė madh tė Komunitetit Ballkano-Egjiptian, prezenca e tė cilėve i dha Simpoziumit njė frymarrje nė shtrirje gjeografike, qė ndikoj pozitivisht te pjesemarrėsit pėr egzistencėn e organizimit tė komunitetit Ballkano-Egjiptian edhe me gjerė.

Pjesmarrja e tyre nė kėtė eveniment Historik do te pėrkujtohet dhe vlerėsohet me respekt tė madh dhe vlerėsim maksimal nga Shoqata "Nefreta" e Komunitetit Ballkano- Egjiptian nė Shqipėri".

Ekrem Abazi
(foto) Ekrem Abazi (fjala e plotë e tij )


Z. Ekrem Abazi,

Nënkryetar i Shoqatës Egjiptiane Kosovare
" KLEOPATRA "
në Konstanz të Gjermanisë:

Zonja dhe zotrinjë,

Unë EKREM ABAZI, në emrin e Shoqatës  së Egjiptianëve kosovarë „Kleopatra“ me seli në Konstanz të Gjermanisë, e në emrin e përfaqsuesit të  Lidhjes së Egjiptianëve të Kosovës nga Zvicra, z. BAJRAM IMERI,  dhe në emrin e përfaqsuesit të Bashkësisë Nacionale të Egjiptianëve  të Kosovës me seli në Austri, z. SABEDIN DELIU,  që janë prezent këtu,
kam nderin  të ju përshendes dhe të ju uroj  organizimin e këtij Simpoziumi  për komunitetin Ballkano – Egjiptian në S
hqipëri.
Poashtu, përshendetje të ngrohta  kombëtare  keni edhe nga ish përfaqsuesi i Egjiptianëve kosovarë,  Qerim Abazi, i cili e internacionalizoi  ekzistimin e këtij minoriteti në viset  e Ballkanit.

Mbajtja e këtij Simpoziumi  të organizuar nga Shoqata Egjiptiane „Nefreta“ në Shqipëri, është  argument  i  fuqishëm  i cili pa dyshim  vërteton  edhe më shum ekzistimin e Egjiptianëve në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan.  

Puna e kësaj  Shoqate  që   është duke  bërë, është një aktivitet i pamohueshem  për mbrojtjen e identitetit  kombëtar egjiptian dhe të drejtave tjera të këtij komuniteti në përgjithësi.  

Andaj,  ju falenderojmë për ftesen që na  bëtë për pjesëmarrje në këtë  Simpozium, e në të ardhmen  ju urojmë suksese  në punë dhe aktivitete tjera.
          
Faleminderit.


(Për shkakë të kohës shumë të kufizuar, përfaqsuesi i egjiptianëve kosovarë nga diaspora shfrytëzoi rastin që përmes fjalëve të lartëshenuara, vetëm të përshendet këtë Simpozium.
Falenderojmë Kryesinë e kësaj Shoqate që na e dha fjalën përshendetëse, e ne respektuam kohën e shkurtër duke e ditur se rëndësi kishte fjala e personave eminent që ishin pjesëmarrës në Simpozium - Ekrem Abazi).


Pjesmarrės nė kėtė Simpozium ishin pėrfaqėsues nga Presidenca, nga Qeveria, nga trupi Diplomatik Amerikan
foto mr ambasadoren e USA
nga e majta: S.Deliu, E.Abazi, Tatjana Përllaku
(Përfaqsuese e Presidentit Alfred Moisiu), dhe B.Imeri
foto me amb. e USA
nga e majta: S.Deliu, Sh.Kelo (n/kryetar i shoq.), Marcie B. Ries
(Ambasadore e USA në Tiranë, B Imeri,dhe Behar Sadiku(Kryetar i Shoqatës)
Nga Ambasada R.A. e Egjiptit në Shqipëri, ishte pjesëmarrës
Ambasadori Dr. Refaat Ansary dhe kėshilltari i tij Z.Hamdy Choukry.
Nga Ambasada e R. Maqedonisė Z. Vlladimir Kovaēeski tė Akredituar nė Tiranė.
foto me amb e Egjiptit ne Tirane
nga e majta: Dr. Rubin Zemon, Hamdy Choukry (këshilltari i Amb. të Egjiptit në Tiranë), B. Imeraj, Dr. Refaat Ansary ( Ambasadori i Egjiptit në Tiranë),
E. Abazi dhe S. Deliu
foto meambasadorin e Maqedonisë në Tiranë
nga e majta:
Behar Sadiku, Vlladimir Kovaçeski (Ambasadori i Maqedonisë në Tiranë),
dhe Dr. Rubin Zemon

- Pjesmarrës ishin:

nga mediat e ndryshme shqiptare, nga diaspora e Komunitetit Ballkano-Egjiptian Maqedonia, Gjermania, Zvicra, Austria, nga Shoqata te ndryeshme minoritare dhe OJF, nga pjesemarrja e gjerë e anëtarëve të Shoqatës "Nefreta " në Rethe ( Këshilli Kombetar i përbërë nga 30 rrethe të Shqipërisë) dhe anëtarë të Shoqatës dega Tiranë.
Pjesëmarrës ishin edhe shoqatat CCF Albania, përfaqësuar nga koordinatorja Znj. Bledina Bushi dhe Znj. Ermira Kurti.
Në këtë Simpozium muar pjesë edhe kryetarja Meleqe Renja e Shoqatës "Gruaja Rome", dhe pjesëmarrës tjerë nga rrethet Akademike Shqiptare.


Foto mesuesja romefoto. Muqereme Arifi.jpg
nga e majta: Meleqe Rënja (mësuesja Rome), dhe djathtas foto. Muqereme Arifi (bashkëshortja e Nazmi Arifit)

Theksi në këtë Simpozium u vendos te Diskriminimi Racial , që i bëhet Komunitetit Ballkano-Egjiptian në Shqipëri.
U trajtuan nga lektoret rastet të Diskriminimit Racial të shumta për Komunitetin Ballkano-Egjiptian, si dhe u dhanë rrugë dhe eksperienca nga ekspert të ardhur nga Amerika drejtues te Organizates antiraciste "Roza & Rajmond Park. Znj.Anita Peek dhe Z. Gipson, Sekretar i Rinisë për projektin rruga drejtë lirisë.

Së fundi të gjithë pjesëmarrësit manifestuan përpara Sheshit " Skenderbeu " me parulla dhe lule nëpër duar, për të dramatizuar skllavërinë ekonomike dhe gjithë problematikën që shqetëson më shumë Komunitetin Ballkano-Egjiptian në Shqipëri.
foto gjatë manifestimit
foto. gjatë manifestimit para sheshit Skenderbeu
foto gjatë manifestimit 2
foto. gjatë manifestimit me lule në duar


Për KRYESINË E SHOQATËS "NEFRETA" të Komunitetit Ballkano-Egjiptian në Shqipëri,

Sinqerisht

Behar Sadiku, Kryetar