INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE
E KOSOVĖS

STATUTI

DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME DHE THEMELORE

NENI 1
Iniciativa e re demokratike e Kosovės ėshtė parti politike e qytetarėve te Kosovės me origjinė egjyptase dhe
qytetarėve tjerė tė cilėt pranojnė programindhe statutin e saj.

NENI 2
Emri i partisė ėshtė: INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVĖS
Shkurtesa : IRDK

NENI 3
IRDK do tė vepron nė Kosovė dhe nė bazė tė dispozitave ligjore edhe nė botėn e jashtme.

NENI 4
IRDK ka statusin e personit juridik,vulen dhe emblemen me pamjen e hartės sė Kosovės dhe nė mes si symbol tri piramida,
me mbishkrim Iniciativa e re Demokratike e Kosovės, e shkruar nė gjuhėn shqipe dhe angleze.

NENI 5
Selia e partisė ėshtė nė Gjakovė.

ANĖTARSIMI NĖ PARTI

NENI 6
IRDK ėshtė e hapur pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Anėtar i partisė mund tė bėhet qdo qytetar i Kosovės mbi moshėn 16 vjeq,
i cili pranon Programin, Statutin e Partisė, plotėson fletėregjistrimin dhe paguan anėtarsin.

NENI 7
Anėtari i partisė ka tė drejtė:
- Tė merr pjesė nė pėrcaktimin dhe zbatimin e politikės partiake nė format e parapara me kėtė statut.
- Tė zgjedhė dhe tė zgjedhet nė organet e partisė.
- Tė veprojė aktivisht nė tė, tė zgjidhet nė organet dhe format e organizimit tė partisė
- Tė kandidohet pėr zgjedhje nė listat e partisė.

NENI 8
Pėrpos anėtarėve tė rregulltė me tė drejta dhe detyrime tė plot, partia ka edhe simpatizantėt dhe donatorėt e saj.
Donator i partisė konsiderohet personi fizik dhe juridik qė veq anetaresisė jep kontrbute,ndihma dhe mjete materiale pėr punėn e partisė.

NENI 9
Anėtaresia nė parti ndėrpritet me largim vullnetar, me anėtaresim nė parti ose organizatė tjeter politike ,
me shlyerje nga evidenca dhe me pėrjashtim nga rradhet partiake.

NENI 10
Pėrjashtim nga partia bėhet kur anėtari shkel Programin dhe Statutin e partisė, bėnė keqpėrdorimin e mjeteve materiale dhe financiare,
dhe pėr veprimet tjera qė janė nė kundėrshtim me aktet juridike tė partisė dhe pėr veprimet e pamoralshme dhe
komprimituese qė dėmtojnė prestigjin e partisė.

NENI 11
Pėrjashtimin nga anėtarėsia e bėjnė degėt, nėndeget dhe organet tjera tė partisė ku ėshtė anėtarėsue personi.
Personi i perjashtuar nga partia ka tė drejte ankese me afat deri ne 30 dite pas vendimit pėr pėrjashtim.
Ankesen nė vendimin pėr perjashtimin e shqyrton kryesia e degės, pėrkatesisht nė instancėn e fundit kėshilli drejtues i IRDK-sė.

ORGANIZIMI I IRDK-sė

NENI 12
Organet e pėrgjithshme tė partisė janė:
- Kuvendi i Pėrgjithshėm i Partisė
- Kėshilli Drejtues i Partisė
- Kryesia e Partisė
- Kryetari i Partisė

NENI 13
Organet e degės janė:
- Kuvendi,
- Kėshilli drejtues,
- Kryetari dhe
- Kryesia e degės.

NENI 14
Kuvendi ėshtė organi mė i lartė i partisė nėpėrmjet kuvendit tė pėrgjithshėm, partia vendos, nė menyrė demokratike,
pėr tė gjitha qeshtjet me rėndėsi si pėrcaktimin e visė politike, zgjedhjen e udhėheqėsve tė lartė tė partisė.

NENI 15
Kuvendi thirret nga kėshilli drejtues i partisė nė rrugėt e zakonshme tė pakten tre muaj para skadimit tė mandatit tė organeve tė partisė dhe nė rrugė tė jashtėzakonshme, shumica e kualifikuar prej 1/3 sė anėtarėve tė kėshillit drejtues ose me tepėr se gjysma e degėve tė partisė.

NENI 16
Kuvendi i pergjithshėm pėrbėhet nga 41 anėtar tė tė gjitha degėve tė partisė.

NENI 17
Kuvendi i pėrgjithshėm zgjedh me vota tė fshehta kryetarin e partisė.
Pėr zgjedhjen e Kryetarit ėshtė e kėrkueshme shumica absolute e votave 20+ 1 tė votave tė anetarėve.

NENI 18
Kuvendi i pėrgjithshėm miraton programin dhe statutin e partisė. Pėrcakton orientimin themelor tė veprimit politik.
Shqyrton dhe miraton raportin e punės tė organeve tė partisė. Nxjerr rezoluta, deklarata, vendime dhe akte tjera me rėndėsi.
Zgjedh keshėllin drejtues si dhe shkarkimin e tij. Zgjedh komisionin pėr akte normative.

KËSHILLI DREJTUES

NENI 19
Këshilli drejtues është organi i drejtimit politik dhe ekzekutiv në mes të dy kuvendeve.
Numri i anëtareve te këshillit caktohet nga kuvendi i përgjithshëm.

NENI 20
Këshilli drejtues ka për detyrë :
o Shprehet mbi vijen politike të partisë dhe mbi aktet me rëndësi.
o Përgaditë dhe kujdeset për mirëvajtjen e punës të KP(Kryesisë së partisë).
o Përcakton parimet e bashkpunimit dhe të koalicioneve me partitë dhe me organizatat tjera politike.
o Zgjedh kryesinë e partisë. Zgjedh dhe emëron komisionet, këshillat dhe trupat tjerë punues për lami të ndryshme.
o Shqyrton qështjet e kuadrave dhe listat e kandidatëve të partisë. Aprovon programin electoral të partisë.
o Miraton rregulloret e punës të organeve. bën shuarjen e degëve përkatësisht nëndegëve të partisë.
o Shqyrton dhe miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare te partisë.

KRYESIA E PARTISË

NENI 21
Kryesia është organ politiko-ekzekutiv i këshillit drejtues të partisë.

NENI 22
Kryesia e partisë përbehët nga 15 anetarë.
Anëtarët e kryesisë nga radhët e veta i zgjedh këshilli drejtues me vota të fshehta.

NENI 23
Kryesia nga radhėt e veta zgjedh :
- Dy nėnkryetarė - Sekretarin organizativ
- Sekretarin pėr mardhėnie publike dhe
- Sekretarin e Pergjithshėm

NENI 24
Kryesia e partisė ushtron kėto funkcione :
o Kujdeset pėr zbatimet e vendimeve te KP, tė kėshillit drejtues
o Kujdeset pėr harmonizimin e punėve tė degėve
o Mbikqyr punėn e departamenteve tė partisė

NENI 25
Punėn e kryesisė e udheheqė Kryetari i Partisė.
Nėnkryetarėt dhe Sekretari i pėrgjithshėm e zėvendėsojne ne rast tė mungesės.

NENI 26
Anetarėt e Kryesisė pėr punėn e tyre i pėrgjigjen kėshillit drejtues dhe kryetarit te partisė.
Ata mund tė shkarkohen nga kėshilli drejtues me iniciativen e tij ose tė kryetarit te partisė.

KRYETARI I PARTISĖ

NENI 27
o Kryetari i IRDK-sė perfaqėson partinė, udhėheq punėn e organeve tė saj nė pajtim me programin dhe statutin e partisė.
o Thirrė mbledhjet e rregullta tė Kryesisė, kėshillit drejtues dhe tė KP.
o Propozon nėnkryetarėt, sekretarin e pėrgjithshėm dhe funkcionarėt tjerė te partisė.
o Propozon formimin e komisioneve profesionale pėr kryerje tė punėve.
o Zhvillon bashkėpunon dhe mban kontaktet nė emėr tė partisė me personalitete te ndryshme tė jetės politike dhe shoqėrore.
o Propozon pėrberjen e delegacioneve dhe personave pėr takime me subjekte politike.
o Kryen punė tė tjera tė parapara me statut dhe program.

NENI 28
Kryetari pėr punen e tij ėshtė pėrgjegjės para kėshillit Drejtues dhe KP.
Ai mund tė shkarkohet me shumicėn absolute tė anėtarėve tė Kuvendit tė pėrgjithshėm.

KUSHTET E THEMELIMIT TĖ DEGĖS JANĖ

NENI 29
Formimi i kėshillit inicues, kėshillit themelues dhe hartimi i regjistrit tė anėtareve prej mė sė paku 21 anėtarė.

NENI 30
Kryesia e partisė nė raste tė caktuara kur e vlerėson tė domosdoshme pėr mirevajtjen e punėve,
dhe kur konstaton se degėt veprojnė kundėr programit dhe statutit nė konsultim me bashkėsin e degėve merr vendim pėr qformimin e tyre.

KOMISIONI PĖR AKTE NORMATIVE

NENI 31

Komisioni pėr aktet normative ėshtė organ i posaqėm i partisė qė kujdeset pėr ligjshmėrinė e punės
dhe vendimeve nė tė gjitha organet e partisė dhe harmonizimin e kėtyre vendimeve me statut.

VEPRIMTARIA MATERIALO-FINANCIARE

NENI 32
Pėr veprimin e saj, partia siguron mjete materiale nga anėtaresia si dhe nga veprimtaritė afariste.

NENI 33
Shumėn dhe kushtet e pagesės sė anėtaresisė si dhe shfrytėzimin e tyre e pėrcakton kryesia me rregullore tė veqantė.

NENI 34
Rezultatet financiare dhe buxheti vjetor i partisė, nė shkallė vendi, shqyrtohen e miratohen nė Kuvendin e pėrgjithshėm tė partisė.

kthehu  mbrapa